75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Zjarr në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Pak minuta më parë në objektin e MBP’së është parë zjarr, ku po dyshohet se po digjen serverët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit. Nuk dihet saktë arsyen, por sipas raportimeve të qytetarëve po digjen serverët.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth ores 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në  rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërsa nga MPB kanë thënë për IndeksOnline se në Agjencine e Regjistrimit Civil, një pajisje teknologjike, UPS ka marrë flakë.

Ministria e Puneve te Brendshme konfrimon se ne Agjencine e Regjistrimit Civil, nje pajisje teknologjike, UPS ka mare flake, per qdo eventualitet jane, njoftuar edhe zjarrefikesit. Fatmiresisht nuk jane shkaktuar demte tjera“./IndeksOnline/