Zjarr në një banesë në “Breg të Diellit” – lëndohet një banor
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri të rënë në një kompleks banesore, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar trajtim mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Pllana.

