17:35 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Zjarr në një banesë në lagjen Dardania në Prishtinë

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen Dardania në Prishtinë, për fat të mirë asnjë person nuk është lënduar. Burime të Indeksonline nga vendngjarja kanë bërë të ditur se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në orën e rrymës.

“Rreth orës 16:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në  rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”,. ka bërë të ditur për Indeksonline,  zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe me këtë rast po merren njësitet kompetente.