75 Mall Live Search
16:03 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / Z S

Zjarr në një banesë në rrugën “UÇK” të kryeqytetit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Në pamjet që ka siguaruar indeksonline shihet tym i dendur.

Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaktarin e zjarrit./Indeksonline/