75 Mall Live Search
22:47 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / AR

Zjarr në një fabrikë në Prizren, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Dy persona kanë pësuar lëndime pas një zjarri që ka kapluar një fabrikë në qytetin e Prizrenit. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, u shpreh Bytyqi./Indeksonline/