75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / KV

Zjarr në një garazh në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në mesnatë në një garazh në rrugën “Rexhep Mala”, në “Lagjen e Muhaxhirëve” në Prishtinë.

Garazhi i një objekti banesor ishte mbushur me tym si pasojë e djegies së disa automjeteve.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fiknin zjarrin.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin. /IndeksOnline/