Zjarr në një kompani sigurimesh, në Prishtinë (Video/foto)

Një zjarr ka shpërthyer brenda një objekti banesor në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Tym e flakë po del nga zyrat e një kompanie sigurimesh, e cila ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke tentuar për ta lokalizuar zjarrin.
Nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/
