Zjarr në një lokal në Prishtinë, rasti nën hetime
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e 31 marsit në një lokal në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë. /IndeksOnline/

