12:52 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zjarr në një ndërtesë në Pekin, 19 persona të vdekur

Një zjarr i madh ka ndodhur në një ndërtesë në Pekin, duke lënë të vdekur 19 persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

U desh kohë që zjarrfikësit të lokalizojnë zjarrin. Shkaku i këtij zjarri ende nuk dihet, megjithatë policia e Pekinit thonë se kanë arrestuar një numër të dyshuarish, transmeton Indeksonline.

Zjarri shpërtheu në rrethin e Daxing, një zonë kryesisht e banuar nga punëtorët migrantë nga krahinat e brendshme që shpesh kërkojnë strehim më të lirë./Indeksonline/