75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / MSH

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë (pamje)

Podrumi i një ndërtese në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Burimet fillestare të IndeksOnline bëjën të ditur se shkas i këtij zjarri mund të jetë një ngrohëse.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline vërehen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po organizohen për të intervenuar në shuarjen e zjarrit.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga ky incident.

Më poshtë pamjet: