75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / KV

Zjarr në një objekt banesor në Fushë-Kosovë, tre persona përfundojnë në QKUK

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së mërkurës një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Fushë-Kosovë, ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Prishtinës.

Ngjarja është raportuar rreth orës 08:00, ndërsa njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Shkaqet e zjarrit pritet të hetohen nga njësitë kompetente./IndeksOnline/