75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 20 Janar 2025 / Z S

Zjarr në një pallat te Komuna e Parisit në Tiranë

Një zjarr ka rënë në një pallat te Komuna e Parisit në Tiranë.

Shkak është bërë një transformator elektrik që ka marrë flakë në një ambient zyre të kompleksit, raporton Abcnewsalbania.

Mësohet se janë evakuuar banorët dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët./Indeksonline/