75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / MSH

Zjarr në një repart të flotacionit të Trepçës

Në njërin nga repartet e flotacionit të Trepçës ka pasur një zjarr.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Policia bën të ditur se nuk dihet ende vlera e dëmit nga ky zjarr.

Rasti është duke u hetuar.