75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 15 Janar 2026 / F.R

Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një viktimë

Një person po dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Komandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë Fadil Hyseni, deklaroi për Klankosova.tv se ende zjarri nuk është lokalizuar.

“Rreth orës 21:00 e kemi pranuar një informatë se një shtëpi është kallë në fshatin Gracë. Po dyshohet se brenda ka mbetur një grua e moshuar e komunitetit serb. Aksioni po vazhdon ende, zjarri nuk është lokalizuar ende. Akoma nuk kemi diçka konkrete”, deklaroi Hyseni.

“Për informacione të tjera do t’ju japim më vonë”, theksoi ai.