16:25 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zjarr në një shtëpi në qendër të Pejës (Foto)

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në sheshin e qytetit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe ekipi i zjarrfikësve, por siç mëson Indeksonline nuk ka ndonjë person të lënduar.

Gjithashtu sipas burimeve të Indeksonline deri tek përfshirja e zjarrit erdhi si pasojë e disa problemeve të energjisë elektrike./Indeksonline/