Zjarr në një stallë në Gjakovë, digjen dy krerë bagëti dhe 600 duaj të sanës
Një person nga fshati Devë e Gjakovës ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij.
Nga zjarri që ishte përfshirë, sipas viktimës është djegë kulmi i stallës, rreth 600 duaj të sanës dhe dy krerë bagëti.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/