Përfshihen nga zjarri njëhsorët e rrymës në një ndërtesë në Gjilan, disa persona marrin ndihmë mjekësore
Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, në rrethana ende të panjohura, janë përfshirë nga zjarri njëhsorët e rrymës së një ndërtese banimi.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuanin zjarrin dhe të parandalonin përhapjen e tij. Si pasojë e tymit të shkaktuar, disa persona kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. ‘Lufta e Gjilanit’, Gjilan 18.12.2025 – 01:45. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë njëhsorët e rrymës së një ndërtese. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa disa persona për shkak të tymit kanë pranuar tratjtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..

