Zjarr në Pejë, dyshohet se një banesë është përfshirë nga flakët (foto)

Një banesë dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri, sonte në Pejë.
Rasti ka ndodhur në lagjën Fidanishte, raporton Indeksonline.
Në fotografitë e siguruara vihet re se në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia.
Rrethanat që çuan në ndezjen e zjarrit janë akoma të panjohura, teksa Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin.

