75 Mall Live Search
18:50 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zjarr në Prishtinë, lëndohen dy femra

Një shpërthim zjarri raportohet të ketë ndodhur në një ndërtesë  në lagjen Dardania, afër “Santesë” në Prishtinë me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka treguar se ky shpërthim ka ndodhur rreth orës 17:00.

Sipas saj, të lënduarit janë dy gra të cilat janë dërguar për tretman në QKUK.

Ajo ka thënë se ekipet e hetimit janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin që ka shkaktuar zjarrin./Indeksonline/