Zjarr në qendër të Prishtinës, flasin nga Policia

Minuta më parë është përfshirë nga zjarri një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline tha se ekipet e tyre së bashku me Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Lidhur me këtë rast, Borovci u shpreh se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”./Indeksonline/