75 Mall Live Search
12:03 / E Premte, 14 Prill 2023 / A. M.

Zjarr në qiell para tërmetit në Turqi, dëshmitarët publikojnë videon tronditëse

Një tjetër imazh tronditës i momentit të tërmetit është shfaqur së fundmi në mediat turke. Dy persona në Kahramanmaraş po regjistronin kur vunë re zjarrin dhe skuqjen në qiell pak çaste para tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Një nga dy personat që ka regjistruar zjarrin në qiell ka treguar eksperiencën e tij për CNN turk.

Ata vunë re shkëlqimin anormal në qiell dhe më pas filluan të regjistrojnë atë që panë. Disa sekonda më vonë, nisën goditjet e para të tërmetit 7.7 në rajonin ku qielli u ndriçua. Dy personat që regjistruan zjarrin u larguan nga ndërtesa në panik.

Sipas përditësimeve të fundit nga ministri i Brendshëm Soylu, 50 mijë e 500 persona humbën jetën nga tërmetet në Kahramanmaraş.

Tërmetet e 6 shkurtit që tronditën Turqinë dhe Sirinë ishin tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur ndonjëherë në tokë, sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët kinezë.

VIDEO, KLIKO KETU