75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / L A

Zjarr në Radhimë, digjet “Beach Bar” buzë detit

Një zjarr ka përfshirë paraditen e kësaj të mërkure një “Beach Bar” në zonën bregdetare të Radhimës, në Vlorë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e lokalit, i cili ndodhej buzë detit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonën përreth, ku ndodhen edhe biznese të tjera sezonale.

Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë ndodhen ende në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht nuk përjashtohet as ndonjë defekt elektrik apo ndonjë pakujdesi e mundshme.