75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 27 Prill 2025 / AR

“Zjarr” në Zvicër, Xhensila e Ledri ndezin skenën (video)

Mbrëmja e djeshme në Zvicër u kthye në një spektakël të vërtetë, falë performancës së jashtëzakonshme të dy artistëve të njohur shqiptarë, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula.

Atmosfera ishte elektrizuese, me publikun që këndonte dhe kërcente pa ndalur nën ritmet e hiteve të tyre, shkruan Indeksonline.

Xhensila, me prezencën e saj magjepsëse në skenë, dhe Ledri, me energjinë e tij shpërthyese, ndezën sallën dhe krijuan një natë që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit.

 Videot dhe fotot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë qartë emocionin dhe entuziazmin e fansave shqiptarë në Zvicër.

Më poshtë keni pamjet./Indeksonline/