Zjarr pranë banesave dhe hoteleve në Ksamil

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil.
A2 CNN mëson se flakët e zjarrit janë shumë afër banesave dhe hoteleve. Zjarrfikëset janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar zonat përreth.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në çdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.