75 Mall Live Search
15:29 / E Hënë, 13 Janar 2025 / AR

Zjarre në LA, aktorit të njohur i digjet shtëpia

Joshua Jackson ka konfirmuar se ai dhe vajza katërvjeçare, Juno, janë të sigurt, por shtëpia e tyre është djegur nga zjarret në Los Anxhelos.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, të gjithë njerëzit më të afërt me mua të prekur nga zjarret, janë mirë”, tha 46-vjeçari në një deklaratë.

“Fatkeqësisht, shtëpia ime e bukur nuk u mbijetoi zjarreve. Por sot, ndihem me fat që jam i rrethuar me njerëzit që i dua”.

Joshua ribleu shtëpinë e tij të fëmijërisë në Kanionin Topanga në vitin 2001.