Zjarrëfikësit e quajnë diskriminues vendimin e qeverisë për shtesat e Policisë
Qeveria e Kosoës sot përmes një vendimi, vendosi që t’ua ndajë Policisë së Kosovës 2 milion euro si mjete shtesë për orët e tyre jashtë orarit.
Por me këtë vendim nuk po pajtohet Sindikata e Zjarrëfikësve të Kosovës, ata vendimin e qeverisë quajnë si të turpshëm dhe diskriminues.
Sindikata e Zjarrëfikësve përmes një letre publike, shprehen se me vendimin e ekzekutivit, tashmë tregohet se Zjarrëfikësit janë të pa mbrojtur dhe se askush më nuk interesohet për ta.
Kjo është letra e plotë e sindikatës:
Sindikata e zjarrfikësve edhe një here ju drejtohet institucioneve te vendit lidhur me gjendjen e krijuar ne ketë shërbim dhe posaçërisht, zjarrfikësit janë te zhgënjyer dhe te indinjuar me vendimin e Qeverise qe sot vendosi qe te ndaj mjete shtesë për orët jashtë orarit për Policinë e Kosovës, ne vlere prej 2 milion €.
Zjarrfikësit e Kosovës janë te zhgënjyer jashtëzakonisht me ketë vendim diskriminues dhe te pa drejt për zjarrfikësit te cilët edhe një here u anashkaluan, u përbuzen, u injoruan dhe mbi te gjitha edhe një here institucionet tona treguan se zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale dhe ky gjest tregon se zjarrfikësit janë te pa mbrojtur dhe se askush nuk interesohet për ketë kategori te punësuarve.
Nuk jemi kundër se mjetet u ndanë për policinë, por pse po diskriminohemi vite me radhë dhe për shkakun se me ligj edhe zjarrfikësit janë staf i ministrisë se punëve te brendshme ( MPB) dhe qe te jetë ironia dhe turpi edhe me i madh, ky veprim vjen ne momentin kur askush nuk e priti, sepse institucionet ishin ne situatë te pa volitshme për te marr vendime, pasi qeveria është ne dorëheqje ne detyrë.
Ishim ne bisedime me institucionet e vendit qe nga ardhja e qeveris Haradinaj dhe patëm bisedime na vazhdimësi, u premtuan edhe mjete dhe buxhet, u ndan 1.7 milion euro, i kam te gjitha ne letër dhe askush nuk e din se ku përfunduan, edhe ne mbledhje te Qeveris janë publike deklaratat e Ministrit Hamza se viti 2019-të do jetë vit ku zjarrfikësit do ti kenë te zgjedhura te gjitha problemet dhe do ketë buxhet te mjaftueshëm për te gjitha qeshjet edhe për pajisje.
Prandaj kërkojmë përgjigjie pse ndodhi kjo dhe a thua si nuk ju vjen turp dhe si munden te bëjnë diskriminime te skajshme dhe shkelje te drejtave te punëtorëve, kjo e pa pranueshme shumë de motivuese për zjarrfikësit.
Qe nga viti 2000, zjarrfikësit janë kategoria me e anashkaluar dhe me e diskriminuar, jan i vetmi shërbim ne vend qe diskriminohen ne ketë formë, i vetmi shërbim qe nuk kompensohet për ndërrime për pune natën, për festat shtetërore dhe fetare, me koeficientin me te ulet ne vend, pa pajisje edhe personale dhe kolektive, mungojnë sigurimet shëndetësore, dhe qaka është edhe me absurde qe nga viti 2013, zjarrfikësit nuk kanë as adres se ku ti artikulojnë kërkesat dhe nuk kan definim te kompetencave menaxhuese, as punëtor te Komunave dhe as te MPB/AME, askush nuk merr përgjegjësin si menaxhues i shërbimit.
Si është e mundur qe institucionet te jen kaq indiferent karshi një shërbimi emergjent siç janë zjarrfikësit dhe për sa vite as një problem te mos zgjidhet dhe problemet janë edhe me te theksuara, pasi qe nga viti 2020-të do te kenë buxhet vetëm për paga dhe asgjë tjetër, prandaj i pyes te gjithë se si do te funksionoj ky shërbim pa buxhet.
Zjarrfikësit nuk e merituan ketë zhgënjim dhe ketë padrejtësi, kjo eshte e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme, do te bejm qmos dhe do jemi konsisstent ne kërkesat tona, do ti ndjekim te gjitha rrugët qe te drejtat tona ti realizojm, te drejta legjitime te bazuara ne ligje, por te cilat ne menyr te paskrupullt dhe te pa turpeshme na shkilen qe 2 dekada, turp, turp, turp