75 Mall Live Search
08:46 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / L K

Zjarrëfikësit jepin detaje se çfarë është djegur te QKUK-ja

Mëngjesin e sotëm një zjarr ka kapluar objektin e Institutit në Mjekësinë Ligjore.

Një zyre në katin e dytë është përfshirë nga zjarri. Ndërsa, raportohet se nuk ka të lënduar dhe zjarri tashmë është shuar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar udhëheqësi i zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

 “Një zyre në katin e dytë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga zjarri. Ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Ndërsa sipas informatave që kemi nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar”, tha Gashi për IndeksOnline.