Zjarrëfikësit në Podujevë kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit

Para pak minutash ka nisur protesta për dorëheqjen e shefit të Zjarrëfikësve në Podujevë.
Tash e sa javë pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikësve po kërkojnë shkarkimin e shefit të tyre, Milazim Ajvazi.
I njëjti akuzohet për shkelje ligjore dhe menagjeriale në këtë institucion , shkruan IndeksOnline.
Ata dëshirojnë që Ajvazi të mos ketë përgjegjësi në këtë institucion kredibil e të besueshëm./IndeksOnline/

