Zjarret, Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë

Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se në operacionin e shuarjes së zjarreve në Maqedoninë e Veriut, do të ndihmojë Bullgaria.
“Sonte vonë kisha bisedë telefonike me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Jemi marrë vesh që në afat sa më të shkurtër kohor, Bullgaria të dërgojë njësite të kundërzjarrit që do t’u ndihmojnë ekipeve tona në shuarjen e zjarreve”, njoftoi Pendarovski, transmeton TV21.
Paraprakisht, Pendarovski njoftoi se ka angazhuar Armatën në shuarjen e zjarreve, por helikopterët do të fillojnë veprimin në mëngjes në Koçan, pasi nuk kanë mundësi teknike për punë në kushte nate.