75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zjarret në Athinë, momenti kur gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit direkt (Video)

Gazetarja e televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi ka shpërthyer në lot në transmetim direkt pas pamjeve të publikuara, ku qytetarët përpiqen t’i shpëtojnë flakëve që pushtuan Athinën.

Pamjet tregojnë përpjekjen e disa personave për të hipur në një anije, me qëllim shpëtimin nga zjarri.Sapo u publikuan këto pamje, përcjell oranews.tv, gazetarja nuk mundi t’i mbante lotët, duke mos artikuluar dot as fjalët

Më pas për ta kaluar këtë situatë, fjalën e mori gazetari tjetër Petros Kasiotis, i cili ndër të tjera tha:

“Ne jemi redaktorë, jemi gazetarë dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve”.

Për disa minuta kamera nuk e tregoi gazetaren, ndërsa rrjedha normale e edicionit u rikthye pas disa minutave.