Zjarret në Istog, Bekë Berisha shpreh shqetësimin për sigurinë e njerëzve: Faleminderit zjarrfikësve dhe KFOR-it

Deputeti Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij me zjarret në Istog.
“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët e Istogut që sot po përballen me zjarret në fushat e grunajave. Dëmet materiale janë të mëdha, por mbi të gjitha, është shqetësimi për sigurinë e njerëzve dhe pasurisë së tyre ajo që na prek më shumë”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Ai i falënderoi zjarrfikësit për “reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë maksimale për ta vendosur situatën nën kontroll”.
“Një falënderim edhe për praninë dhe bashkëpunimin e KFOR-it në menaxhimin e situatës”, shkroi ai.
“Uroj që dëmet të sanohen sa më shpejt dhe mbi të gjitha, që qytetarët tanë të jenë të sigurt. Në këso momente, solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë forca jonë më e madhe”, shkroi Berisha.