75 Mall Live Search
21:40 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Zjarret në Kosovë, Haradinaj kërkon mobilizim të institucioneve

Kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të zjarrit në tërë  territorin e Kosovës, duke rrezikuar shpesh herë edhe banorët e zonave afër.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sotu ka kërkuar kryetarëve të komunave të Kosovës më shumë përkushtim, transmeton Indeksonline.

“Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/