75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 10 Janar 2025 / MSH

Zjarrët në LA/ Bebe Rexha shfaqet me maskë

Zjarrët në Los Anxheles kanë shkaktuar një situatë kritike për SHBA-në.

Dhjetëra mijëra qytetarë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre të cilat janë prekur nga zjarri, me shumë amerikanë që edhe kanë fluturuar jashtë vendit.

Një fatkeqësi e tillë natyrore prekë njerëz të rendomtë dhe figura publike, si rasti i Paris Hilton, personalitetit të njohur që i ëshë djegur e gjithë shtëpia milionëshe.

Për zjarrin është deklaruar edhe Bebe Rexha, e cila po ashtu jeton në LA.

Ajo ka përditësuar ndjekësit rreth situatës, duke përshkruar ajrin që kundërmon sikur të ishin duke jetuar brenda një oxhaki.

Bebe po del me maskë në zonat publike dhe thotë se i është dashur të lëvizë nga një strehim në tjetrin.

“Shpresoj të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që jeni shqetësuar për mua”, shkroi Bebe./IndeksOnline/