75 Mall Live Search
19:28 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

Zjarret në Llapashticë, Komuna ka një apel për qytetarët

Komuna e Podujevës po ndjek me shqetësim përhapjen e zjarreve në disa zona të qytetit, përfshirë dhe në fshatin Llapashticë.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, sot vizitoi pikërisht Llapashticën, ku zjarri u shpërnda në tokat e mbjella me grurë.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe policinë tonë, e përcolla nga afër situatën, të cilët po bëjnë të pamundurën për menaxhimin e saj. Për fat të mirë, falë reagimit të shpejtë u evitua një dëm edhe më i madh. Djegia e hamulloreve dhe pastrimi i tokave me zjarr gjatë kësaj periudhe të verës është një praktikë shumë e dëmshme.

Përveç rrezikut të përhapjes së zjarrit dhe dëmtimit të pronës, kjo sjellje shkatërron gjallesat që jetojnë në këto hapësira dhe dëmton rëndë plleshmërinë e tokës”, u shpreh Kryetari Bulliqi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që kjo praktikë e rrezikshme të ndalet menjëherë, pasi përbën kërcënim serioz për jetën, pronën dhe mjedisin.

“Në këto ditë me temperatura të larta, kërkoj nga qytetarët vigjilencë dhe kujdes të shtuar, duke vepruar me përgjegjësi të plotë ndaj mjedisit, pronave dhe sigurisë së përbashkët”, theksoi Bulliqi.