75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 15 Gusht 2024 / G T

Zjarret në Mitrovicë, Hamza: Zjarrfikësit, ushtarët e policët janë heronjtë tanë

Në orët e pasdites të së enjtes, është ndezur një vatër zjarri në kodër të Cerrnushës.

E Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur falënderues ndaj zjarrfikësve, ushtarëve të FSK-së, Policisë së Kosovës e mitrovicasve, që arritën ta vinin nën kontroll zjarrin në fshatin Cerrnushë.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, shkruan se zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre.

“Një falënderim të madh për zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës. Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”, shkruan Hamza.