17:57 / E Diele, 01 Gusht 2021 / AR

Zjarret në Suharekë, flet kryetari Muharremaj: Gjendja është e rëndë por nën kontroll

Situata me zjarre në Komunën e Suharekës vazhdon të jetë e rëndë por gjithçka është nën kontroll.

Kështu ka pohuar për Indeksonline kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai tha se pas shpërthimit të zjarrit, në ndihmë i dolën Komuna e Prizrenit, Rahovecit e Mamushës.

“Momentalisht e kemi nën kontroll, gjendja është e rëndë por gjithçka është nën kontroll. Jemi tu e përcjell gjendjen, kemi shumë ekipe në teren. Po presim tash. Në ndihmë na ka dalë Komuna e Prizrenit, Rahovecit, Mamushës. Më ka thirrë kryeministri i Kosovës, ministri i FSK-së, jemi në koordinim me këto ekipe”, u shpreh Muharremaj.

Indeksonline mëson se deri më tani janë djegur rreth 200 hektarë hamulli e mal. Po ashtu edhe deponia e bërllogut është djegur plotësisht.

Zjarri është aktiv derisa temperaturat e larta janë duke e vështirësuar më shumë punën e Zjarrfikësve.

Mësohet se nuk ka viktima dhe ende nuk janë të rrezikuara bizneset dhe shtepitë./Indeksonline/