Zjarrfikësit në aksion, ja çfarë ndodhi në një banesë në Lakrishtë

Zjarrfikësit janë parë para pak minutash në një aksion në Lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihen zjarrfikësit të cilët po qëndronin para një ndërtese në Larishte, gati për intervenim.
Por zjarrfikësi Nehat Berisha i ka thënë Indeksonline se ata nuk intervenuan fare dhe pse ishin në vendngjarje, pasi që nuk kishte nevojë.
Berisha tha se ishin aty pasi që në njërën nga banesat në Larishtë kishte shpërthyer zjarri në ventilatorin e banjos, por që zjarri u shua nga vet pronari i banesës.
“ Në njërën nga banesat aty një ventilator është djegur në banjo. S’ka pasur nevojë ne fare të intervenojmë, pasi që zjarri është ndalë nga pronari i banesës, i cili ka ndal rrymën dhe pastaj ka ndal dhe zjarrin”, tha Berisha.

