11:04 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / LB

Zjarrfikësi nga Malisheva i përgjakur duke shuar etjen pas luftës me zjarret

Malisheva është një nga komunat e prekura nga zjarret ditët e fundit.

Komuna e Malishevës ka publikuar një fotografi të një zjarrfikësi i cili shihet të jetë përgjakur në luftën për të shuar flakët.

Ai shihet duke shuar edhe etjen e tij, pas punës në fshatin Lladrovc.