16:31 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikësi shpëton gruan nga vetëvrasja, e kthen brenda me shtypje të ujit

Një grua që kërcënonte të bënte vetëvrasje duke dashur të kërcej nga kati i tretë i banesës, u shpëtua nga zjarrfikësit.

Video e lëshuar nga policia shfaqë gruan e pikëlluar me njëren këmë në dritare, e gatshme për tu hedhur.

Një zjarrfikës shihet duke u munduar të shtyj përsëri brenda atë me një shufër të gjatë, ndërsa tjetri përdorë ujë me presion të lartë për ta kthyer përsëri atë brenda. Shpëtimi dramatik ka ndodhur në një hark kohor prej 10 sekondash. Ngjarja ka ndodhur në Kinë. /IndeksOnline/