75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / FR

Zjarrfikësit: 6 lokale u përfshin nga zjarri te tregu i gjelbër në Prishtinë

Sot në orët e para të mëngjesit disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri.

Incidenti ka ndodhur pranë tregut të gjelbër, në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga komanadati i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi ku njoftoi se 6 lokale janë përfshirë nga zjarri.

“Në orën 5:05 është pranu informata për zjarr në lokalet në tregun e gjelbërt ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë përfshirë 6 lokale që mbajnë produkte të ndryshme.

Ekipet kanë reaguar shumë shpejt dhe në mënyrë shumë profesionale ku është bërë prerja e dyanshme e zjarrit për të mos lënë mundësi shpërndarjen e zjarrit. Këto lokale janë të ndërlidhura mes vete dhe tani jemi në eleminim të zjarrit të tërsishëm. Sipas informative që këmi nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Ndërsa gjatë ditë edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/