75 Mall Live Search
00:09 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Burim

Zjarrfikësit arrijnë në mesnatë të lokalizojnë zjarrin në Emshir/Prishtinë

Pas disa orë përpjekjesh është lokalizuar zjarri që ka shpërthyer në të dyja banesat në lagjen “Emshir” të Prishtinës, përcjell IndeksOnline.

Ky zjarr, i cili shpërtheu në orën 20:00, nisi në njërën banesë dhe më pasë përfshiu edhe apartamentin tjetër që ishte ngjitur me ndërtesën tjetër.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, në vendin e ngjarjes kanë dale ekipet të mëdha të zjarrfikësve, policisë dhe KEDS-it.