Zjarrfikësit e Gjakovës nxjerrin një të lënduar nga vetura e aksidentuar
Pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës kanë nxjerrë një person të lënduar nga një veturë e aksidentuar.
Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim të Gjakovës sot në mëngjes.
Postimi i plotë:
Sot, në orët e mëngjesit rreth orës 08:00, Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar në një rast aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Qerim. Njësitë tona kanë realizuar tërheqjen dhe nxjerrjen e një personi nga automjeti i aksidentuar, duke vepruar sipas procedurave operative standarde.
Pas stabilizimit fillestar në vendin e ngjarjes, personi i lënduar është dorëzuar tek ekipi i Shërbimit të Urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Brigada e Zjarrfikësve mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe reagimin e shpejtë në çdo situatë emergjente.

