75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 08 Mars 2022 / k.v

Zjarrfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq

Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 12:00, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri.

Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrëfikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale.

Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi./IndeksOnline/