19:59 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikësit e pakënaqur, nesër shpalosin masat e tyre sindikale  

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës dhe Këshilli protestues pritet të mbaj nesër konferencë për media, për të treguar vendimet dhe fillimin e aplikimit të masave sindikale në shenjë pakënaqësie për mos realizmin e kërkesave sipas premtimeve nga institucionet qeveritare.

Sic thonë ata, ky reagim i tyre vjen si pasojë e akumulimit të problemeve të krijuara në shërbimin e tyre emergjent dhe mosgatishmërinë e institucioneve për të zgjidhur problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë Shërbim Emergjent.

Ky është njoftimi i tyre:

Të nderuara Media, ju njoftojmë se  Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës dhe Këshilli protestues më datë, 08.11.2018, (E Enjte ora 11), në zyrat  e BSPK-s,  organizon konferencë për shtyp  me qëllim  te informimit publik dhe institucioneve  lidhur me Vendimet dhe Qëndrimet  e Sindikatës se Zjarrfikësve qe te fillon Aplikimin e masave Sindikale, Riaktivizimin  e Protestës , si shenjë revolte dhe pakënaqësie për mos realizimin e  kërkesave sipas premtimeve  nga institucionet Qeveritare.

Ky reagim vjen si pasojë e akumulimit te problemeve te krijuara ne ketë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gatishmërisë se institucioneve për te zgjidhur problemet te cilat ne vazhdimësi e përcjellin ketë Shërbim Emergjent.

Për te gjitha detajet e Protestës, formën, datën,  kërkesat dhe qëndrimet e Sindikatës do t’ju njoftojmë ne konferencë për shtyp.

Shpresojmë se do te na përcillni dhe do të kontribuoni ne informimin e opinionit publik lidhur me gjendjen alarmante qe gjendet ky shërbim, paraprakisht ju jemi mirënjohës dhe falënderues./Indeksonline/