15:55 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zjarrfikësit kërkojnë takim me kryeministrin, thonë se kushtet e punës janë të rënda

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i është drejtuar me letër të hapur Qeverisë së Kosovës përmes të cilës thonë se kushtet e punës së këtij shërbimi janë mjaft të rënda që nga paslufta.

“Pas vendimit që Qeveria mori që ky shërbim te transferohet nga niveli lokal në nivel qendror, gjegjësisht nga Komunat në MPB/AME, ku zjarrfikësit ligjërisht janë staf i Ministrisë, u nxirren akte ligjore dhe nën ligjore, por asnjëherë nuk u implementuan dhe si pasojë e kësaj gjendje Zjarrfikësit përballen me shkelje te drejtave te punëtorëve te drejta te garantuara me ligjet në fuqi”, thuhet në letër.

Sindikalistët në letër thonë se shërbimi i Zjarrfikësve nuk ka status juridik të definuar, janë pa buxhet te planifikuar, dhe askush nuk merr obligimet si punëdhënës që dalin nga ligji i punës dhe kontratave të punës.

“Shpresojmë ketë kërkesë do ta shqyrtoni me azhuritet dhe do të ndani pak kohë tuajën të vlefshme te na pranoni në një takim, ku do te diskutonim te gjitha problemet qe ballafaqohet ky shërbim emergjent i domosdoshëm për mbrojtje dhe shpëtim”, thuhet në fund të letrës së sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës drejtuar Qeverisë së vendit.

Temat: