75 Mall Live Search
15:56 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zjarrfikësit llapjanë në grevë, kërkojnë shkarkimin e shefit të njësisë

Pjestarë të Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë kanë hyrë në grevë ku po kërkojnë shkarkimin e Shefit të kësaj Njësie, Milazim Ajvazit.

Indeksonline ka kontaktuar me zjarrfikësin Vedat Shalën, dhe përgjegjësin e grevistëve, Ibush Salihun, të cilët thonë që deri te ky vendim kanë ardhë, për shkak të shkeljeve ligjore që i ka bërë shefi i njësisë së tyre.

Greva dyorëshe ka filluar që nga dita e mërkurë, dhe do të vazhdojnë prapë edhe të hënën nëse nuk ka ndonjë lëvizje nga institucionet.

Salihu tha se kërkojnë largimin e Milazim Ajvazit nga pozita për shkak që bëri shkelje ligjore.

“Një punëtor i joni ka mungu diku rreth 3 vite, dhe i njëjti ka marrë pagë, i cili edhe nuk ka dhënë arsyetim fare. Ai ka qenë jashtë shteti dhe kështu është dëmtu bugjeti shtetëror rreth 10 mijë euro gjatë kësaj periudhe”, tha përgjegjësi i grevistëve.

No photo description available.

Ata dëshirojnë që Ajvazi të mos ketë përgjegjësi në këtë institucion kredibil e të besueshëm.

Akuzat ndaj tij, sipas Salihut janë vërtetuar edhe nga komisionet diciplinore por kanë qenë të buta, dhe qëndron në të njejtën pozitë ende.

“Dënimi iu ka shqiptu njëherë një masë dy mujore nga Komisioni Komunal , dmth largim nga puna dy muaj, ndërsa dënimi i dytë ka qenë vërejtje e rëndë nga Komisioni Shtetëror”, u shpreh ai.

Tutje Salihu thotë se ndihen keq që u detyruan të bëjnë këtë gjë, por Ajvazi nuk duhet të qëndrojë në atë pozitë, pasi që po e dëmton rëndë kredibilitetin.

“Nuk mundet një njeri i korruptuar që të udhëheqë”, përfundoi ai./Indeksonline/

Image may contain: one or more people and people standing