75 Mall Live Search
20:32 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Shëngjin

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një zonë në Shëngjin pranë lagjes Sake.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes por sipas informacioneve paraprake, nuk ndërhyjnë dot për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Ata mësohet janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave për të shmangur marrjen flakë të tyre, ndërkohë që deri më tani nuk ka rrezik.

Shqetësim i zjarrfikësve është se poshtë vatrës së zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kanë karburant brenda.