75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 11 Janar 2021 / k.v

Zjarrfikësit përdorin varkën për ta evakuuar familjen në Fushë Kosovë (Video)

Zjarrfikësit në Fushë -Kosovës kanë intervenuar në një rast për të evakuuar një familje katëranëtaresh të bllokuar në një shtëpi të pëmbytur nga uji.

Lexuesit e IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky rast, ku zjarrfikësit kanë përdorur edhe varkën për të larguar familjen e cila kishte kërkuar ndihmë.

Kjo familje nga Fushë-Kosova, ka edhe një person të paralizuar dhe e kishte të pamundur të largohej me kohë nga shtëpia.

Evakuimi është kryer me sukses nga njësia e zjarrfikësve të Fushë- Kosovës./IndeksOnline/