“Zjarrfikësit po bëhen forcë në vete, 600 mijë euro vetëm për pajisjet e tyre”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se tash e tutje punën e FSK-së për të vepruar në raste vërshimesh dhe të ngjashme, do e bëjë dikush tjetër.
Kështu, sipas tij, zjarrfikësit do të bëhen forcë në vete, duke avancuar në kompetenca.
Rreth një mijë zjarrfikës do të kenë mision ndihmën, përkrahjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Haradinaj deklaroi se 600 mijë euro do të ndahen vetëm pajisje të zjarrfikësve nga buxhetit i vitit që po vjen.