Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin që kaploi shtëpinë në Bardhosh (Video)

IndeksOnline raportoi pak më parë se një shtëpi po digjet në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Lexuesit kanë dërguar pamje të reja nga ky rast ku shihet tym e flake e madhe mbi kulmin e shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin.
Nuk është njoftuar për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shpërthimi i zjarrit në shtëpinë trekatëshe e cila ndodhet pranë magjistrales Prishtinë-Podujevë./IndeksOnline/